MINTI e zgjat edhe për 30 ditë masën për kufizimin e çmimeve të

0%

Shpërndaje në: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka vendosur ta vazhdojë edhe për 30 ditë masën e përkohshme për rregullimin e çmimeve maksimale të derivateve, me synimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e çmimeve të arsyeshme në treg.

Sipas ministrisë, vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat tregojnë se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje.

Gjithashtu, është konstatuar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen plotësisht ose ndodhin me vonesë. Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana, plus 2 eurocentë për litër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë plus 12 eurocentë për litër. MINTI u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që tregtojnë produkte të naftës t’i respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut.

Ministria njofton se zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës. Sipas MINTI-t, masa synon të mbrojë konsumatorët nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, të ruajë konkurrencën e ndershme dhe të garantojë funksionimin normal e transparent të tregut të derivateve të naftës.

“Subjektet që nuk e respektojnë vendimin do t’u nënshtrohen masave ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. MINTI vendosi të caktojë çmimet e derivateve në fillim të marsit, disa ditë pas shpërthimit të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Lufta reflektoi rritje të çmimeve të derivateve për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Burimi: Koha