Shpërndaje në: Tashmë dy lojtarë janë përjashtuar në Botëror pasi kanë mbuluar gojën derisa kanë folur me kundërshtarë në momente tensioni. Ky rregull u prezantua nga FIFA në Botëror, për të shmangur fyerjet e mundshme në baza racore. Por në garat e UEFA-s, përkatësisht në garat evropiane, lojtarët nuk do të përjashtohen me të kuq për një veprim të tillë. Kështu ka vendosur UEFA.
UEFA e konsideron këtë si kufizim të lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye ka vendosur të mos e prezantojë rregullin në garat e saj. “Është shkelje e të drejtës për shprehje”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin. Pikërisht një ndeshje evropiane, përkatësisht e Championsit, bëri që të prezantohet ky rregull nga FIFA.
Vinicius Junior i Real Madridit kishte pasur një konfrontim me Gianluca Prestiannin e Benficas. Prestianni kishte mbuluar gojën derisa fliste, ndërsa Viniciusi pretendoi se u fye në baza racore. Por kjo nuk u konfirmua asnjëherë, ndonëse Prestianni u dënua.
