Shpërndaje në: Futbollisti me prejardhje serbe, Marko Arnautoviq nuk do të luajë për Austrinë ndaj Kosovës në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në vjeshtë. Pas paraqitjes në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë, 37-vjeçari ka vendosur të pensionohet nga përfaqësuesja e Austrisë. Austria u mposht nga Spanja me rezultatin 3:0, të enjten mbrëma. Ndeshja i takoi 1/16 të finales.
Arnautoviq pas ndeshjes konfirmoi përfundimin e karrierës ndërkombëtare. Ai ka thënë se tërheqja është “ndjenjë katastrofale”. Ka thënë se paraqitja për Austrinë në Botëror është momenti më i madh në karrierë. Arnautoviq ka më së shumti paraqitje për Austrinë, plot 137. Po ashtu është realizatori më i mirë me 49 gola.
Ai në vitin 2021, ishte dënuar nga UEFA për fyerjen e shqiptarëve në ndeshjen e Austrisë ndaj Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për Kampionat Evropian. Arnautoviq luan për Cërvena Zvezdën e Beogradit.
