Sveçla paraqitet në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës

0%

Shpërndaje në: Ministri në detyrë i Punëve të Brendahme Xhelal Sveçla është paraqitur në Gjykatë per rastin e gazit lotsjellës.

Gjykata pati marrë vendim që ta ndajë procedurën penale ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga ajo e të pandehurve të tjerë në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018 – ish-deputetët Salih Zyba, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Drita Millaku.

Sipas aktakuzës së ngritur për rastin, më 21 mars të 2018-s, nga ora e deri në , të akuzuarit kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, ku ka qenë duke u mbajtur seancë plenare lidhur me votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në aktakuzë thuhet po ashtu se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët janë detyruar që ta lirojnë sallën e Kuvendit, me ç’rast është pamundësuar vazhdimin e seancës. Gazi lotsjellës është përdorur gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Burimi: Koha