Te Milan janë në ankth për vendimin e francezit

0%

Adrien Rabiot mund të largohet vetëm pas një sezoni te Milan, ku u transferua verën e kaluar për 25 milionë euro nga Olimpique Marseille. 31-vjeçari i bindi të gjithë me paraqitjet e tij në sezonin e parë te kuqezinjtë, duke bërë diferencën në fushë. Po ashtu edhe te Franca, Rabiot gëzon besimin e plotë të Didier Deschamps dhe është një nga pikat kyçe të “Gjelave”.

Për momentin është i fokusuar i gjithi te Kupa e Botës, por mesfushori francez mund të ndërrojë sërish klub këtë verë. CalcioMercato.com raporton se Max Allegri ka kërkuar nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, transferimin e Rabiot, pasi e sheh francezin si njeriun e duhur për të udhëhequr mesfushën e Napolit.

Ende nuk ka diçka konkrete, por te Milan janë në ankth për të ardhmen e francezit, e cila do të vendoset menjëherë pas përfundimit të Botërorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot