Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin. Incidenti ndodhi të enjten pasdite dhe deri më tani katër persona janë konfirmuar të plagosur.
Sipas kreut të Komandës Ushtarake Rajonale të Zaporizhias, Ivan Fedorov, i cili postoi videon në Telegram, një nga të plagosurit po trajtohet në spital. Goditja e dronit shkaktoi dëme të shumta materiale në pishinë, me mbeturina nga çatia e ndërtesës që ranë në ujë dhe në zonat përreth. Fatmirësisht nuk u regjistruan viktima.
A Russian drone struck a fitness swimming hall in Zaporizhzhia, southeastern Ukraine, earlier today. Several people were swimming inside when the drone hit the roof, though no casualties have been reported. pic.twitter.com/306C7UAqkt — Tabz (@TabzLIVE) July 2, 2026
