Peço beson të kualifikimi i SHBA-ve, Bushi mendon ndryshe

0%

Në emisionin “Kampionët e Botës”, edhe këtë të enjte, më 2 korrik, diskutimet mbi performancat dhe pritshmëritë për kombëtaret e shteteve vazhdojnë të jenë të ndryshme, me analiza që shpesh ndahen mes optimizmit dhe skepticizmit.

Në lidhje me performancën e SHBA-ve, trajneri Arjan Peçoi shprehu bindjen se amerikanët kanë potencial real për të shkuar larg në Kupën e Botës, duke u mbështetur te loja e tyre dinamike dhe agresive. “Luan një futboll, shumë dinamik, shumë agresiv.në momentin që humbasin topin, kanë futbollistë të mmirë në gjirin e tyre dhe mundohen ta kontrollojnë pjesën më të madhe të lojës.

E bënë dhe me Bosnjen dje, shënuan në një moment shumë të rëndësishëm në fund të pjesës së parë. E përballuan shumë mirë Bosnjen e cila ishte me 11 lojëtarë, ndërkohë që SHBA-të ishin me 10 lojëtarë. Mendoj që është një ekip që ka aspirata për të ecur përpara. Është vendi organizator dhe kemi parë që vitet e fundit vendet organizatore kanë ecur përpara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshjen tjetër e ka me Belgjikën, dhe ka mundësi të kalojë dhe turin tjetër.”

Burimi: Bota Sot