“Mos harxhoni ushqimin, qëllojini deputetët me plehra”- Protestuesja:

0%

Në protestën e 33-të një protestuese foli mbi dhunën policore ushtruar sot nga policia gjatë përplasjeve para parlamentit. Ajo u shpreh se nuk ka justifikim dhuna ndaj babait të një fëmije në vështirësi ekonomike, i cili nuk siguron dot një karrige për djalin e tij me aftësi ndryshe. Protestuesja: Mos e quani zoti kryeministër. Jam e diasporës.

Nuk e votova nuk mund të jetë kryeministri im. Nuk të kam votuar. More harxhoni vezët dhe mierll, Tirana ka plehra plot merrjani dhe hidhjani këtyre. Gjynah të harxhosh ushqimin për këtë klasë politike Kur sot pashë videon e zotërisë me një karrocë bebesh. Nuk ka një karrocë të denjë për situatën e tij. E kur shihja zotërinë që dhunohej. Nuk ka fjalë që justifikon atë sjellje.

Të mos frikësoheni. Sa më shumë kërkojnë të na frikësojnë aq më shumë duhet të mbushen këto sheshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot