Shpërndaje në: Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se po që se Kosova do të kishte të drejtë për të dërguar lëndë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, kjo gjykatë do të gjente shkelje në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.
Një ditë më parë Specialja caktoi për 16 shtator datën e shpalljes së vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Paraprakisht afati ishte përmendur 20 korriku. Të katër janë në paraburgim qe 6 vjet. Shtyrjen e shpalljes së vendimit, Gjykata e arsyetoi me “lëndën voluminoze”.
E sipas Hasanit, kjo do të hudhej poshtë nga Gjykata e Strasburgut, po që se Kosova do të kishte të drejtë të ankohej. “Ka precedentë plot përfshirë Shqipërinë që ka thënë se s’kemi mjaftueshëm gjyqtarë dhe është zvarritur procesi apo lënda vëllimore. Këto s’janë elementë dhe Strasburgu 100 për qind e prish edhe thotë me e kompensu. Sepse ti e ke ditë me kohë që do të jetë pafund faqe.
Është dashur të racionalizohet nga fillimi. E lëre sot përmes teknikave moderne, me inteligjencë artificiale…”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së. Kosova s’ka të drejtë të dërgojë lëndë në këtë gjykatë për shkak se nuk është anëtare e Këshillit të Evropës.
