Në nisje të protestës së 33-të aktivisti Edison Lika foli mbi dhunën policore ushtruar sot ndaj protestuesve para parlamentit. Ai u shpreh se protesta do kërkojë me forcë lirimin e drejtë të qytetarëve dhe aktivistëve, ndërsa shtoi se ata duhen zëvendësuar me ministrat e qeverisë Rama në qelitë.
Aktivisti Edison Lika: Dua të them që peper spraj që na ra në sy na bëri ta shohim realitetin më qartë. Prangat në duart e disave prej nesh na bën ta duam lirinë më shumë. Uji me piper në lëkurën tonë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri tjetrin më shumë. Nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve. Arrestuan një pjesë të trupit secilit prej nesh. Secilit i mungon një pjesë prej trupit.
I bëjmë thirrje secilit lironi çunat. Nga qelitë e komisariatit 3 ,1 apo 2 kalon rruga për lirinë e popullit shqiptar. Derisa ato djem tanë ballëlartë të zëvendësohem me ministrat e qeverisë Rama në qeli.
