Në fund të ndeshjes me Suedinë, trajneri i ekipit skandinav e evidentoi si lojtarin që vendosi ndeshjen edhe pse nuk shënoi asnjë gol. Michael Olise ka qenë një lojtar kyç për Francën në katër takimet e para të këtij Botërori ku dy herë kampionët e botës konsiderohen tashmë si favoritët absolut. Përveç trofeut Olise po ndjek edhe një rekord unik, i cili është vendosur në 1970 nga Pele.
Ylli i futbollit brazilian mbylli atë edicion të Kupës së Botës me plot 5 asist. Deri më tani Olise ka ka përgatitur 4 gola për shokët e tij dhe i mungon vetëm një për të barazuar rekordin e brazilianit. Por Olise nuk është vetëm cilësi është edhe sasi. Sipas “l’Equipe” ai është lojtari, i cili ka vrapuar më shumë në ekipin e Didier Deschamps. Në katër takime ai ka përshkuar plot 40.9 km.
