Peter Olainka e ka mbyllur vetëm pas disa muajsh me APOEK. Në Qipro u zyrtarizua në muajin shkurt, ndërsa kësaj aventure tashmë i erdhi fundi. Olainka është në radarin e dy klubeve turke. Bëhet fjalë për Erzurumspor dhe Amedspor. Tek Amedspor është emëruar Besnik Hasi si trajner, ndërsa synohet të ndërtohet një ekip që do përballojë Superligën turke. Olainka shfaqet si një nga kërkesat.
Futbollisti nigerian bënte histori me Skënderbeun. Ishte viti 2016 kur bardhekuqtë i shitën kartonin, ndërsa nga ai transferim janë fituar mbi 1 milion euro.
