Dy klube prezantojnë njëkohësisht të njëjtin lojtar në Kosovë

0%

Futbolli ka dhuruar sot një moment të mirëfilltë epik të afatit kalimtar, pasi në një rast të paprecedent, dy klube të elitës së këtij kampionati kanë zyrtarizuar të njëjtin lojtar. Fillimisht ishte Gjilani ai i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zyrtarizoi afrimin e Blerat Tolajt, anësorit të sulmit i cili në vitet e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit.

“Mirë se erdhe Bleart Tolaj”, shkruhej në njoftimin e Gjilanit shoqëruar me foton e futbollistit. Por pak minuta më vonë, vetë Ballkani doli me një njoftim, duke zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Tolajt për dy vite të terja. “FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se Bleart Tolaj ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.

Me përkushtimin, karakterin dhe cilësinë e tij në fushë, Blearti do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e objektivave tona. Besimi i ndërsjellë vazhdon dhe rrugëtimi ynë së bashku sapo është zgjatur. Na presin sfida të reja, fitore të reja dhe suksese të reja”, shkruhej në këtë njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot