Shpërndaje në: Një 26-vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se ishte goditur nga rrufeja, të mëkurën pasdite në zonë malore mes bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit. Policia njoftoi se e ka pasur të vështirë të arrinte deri te vendi meqë ishte “zonë e thellë malore”. Në vendngjarje, ekipi emergjent ka konstatuar vdekjen e F.B.
“Emergjenca e Suharekës ka njoftuar Policinë se afër vendit të quajtur ‘Guri i Dellocit’, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, dyshohej se një person ishte goditur nga rrufeja dhe, sipas informatave fillestare, ishte pa shenja jete. Këto informata Emergjenca i kishte pranuar nga disa banorë të fshatit Delloc.
Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes”, njoftoi PK.
