TTottenham nuk heq dorë nga Tonali! ottenham Hotspur vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali, pavarësisht se ka arritur marrëveshje për afrimin e Mateus Fernandes. Sipas raportimeve të fundit, Tonali mbetet objektivi kryesor i Spurs për mesfushën, ndërsa negociatat me Newcastle United janë ende në zhvillim.
Klubi londinez shpreson të bindë “Magpies” për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, i cili konsiderohet pjesë kyçe e projektit të Roberto De Zerbit. Nga ana tjetër, marrëveshja për Mateus Fernandes nuk e ka ndryshuar prioritetin e Tottenhamit, pasi drejtuesit e klubit synojnë ta përforcojnë mesfushën me dy emra të rëndësishëm gjatë këtij afati kalimtar.
