FSK përfaqësohet me 45 ushtarakë në një ushtrim ndërkombëtar në Kroaci

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës është përfaqësuar me 45 ushtarakë në një ushtrim të madh ndërkombëtar të mbajtur në Kroaci, ku kanë marrë pjesë edhe mijëra ushtarë kroatë dhe pjesëtarë të vendeve aleate të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka ndjekur aktivitetin me ftesë të autoriteteve kroate, ka vlerësuar paraqitjen e kontingjentit të FSK-së.

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë.

Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, ka shkruar Maqedonci. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com