Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Misetic, ka vënë në pikëpyetje paanshmërinë e Dhomave të Specializuara, pasi, sipas tij, Paneli i Apelit ka miratuar edhe një tjetër apel të Prokurorisë në një nga çështjet që lidhen me Hashim Thaçin.
Në një postim në rrjetin X, Misetic shkroi se “Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë”. Ai publikoi edhe bilancin e apeleve në dy çështjet. “Apelet e Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses). Apelet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)” , ka shkruar ai.
Misetic tha se pas përfundimit të mandatit të Dhomave të Specializuara, kjo gjykatë duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi. “Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit” , ka shkusr ai.
