“Olise është artist që e pikturon lojën e futbollit”

0%

Shpërndaje në: Zlatan Ibrahimoviqi e sheh Francën si përfaqësuesen më cilësore të Botërorit, kurse ka thënë se Michael Olise është i veçantë. Ibra ka theksuar se te Franca, bashkë me Olisen, janë sulmuesit më të mirë aktualisht, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele. Ka përmendur edhe Erling Haalandin, ndërsa për Lionel Messin ka thënë se është në tjetër nivel.

Pas fitores së Francës ndaj Suedisë, Ibrahimoviqi ka thënë se Olise është artist i lojës së futbollit. “I quaj artistë këta lojtarë sepse e shohin në pikturë atë që nuk e sheh askush. Michael Olise e ka pikturuar lojën. Ai nuk shënoi por e ka vizionin që nuk e kanë Dembele dhe Mbappe.

Ai i sheh mundësitë të cilat ata nuk i shohin”, ka deklaruar Ibrahimoviqi, që punon si analist në “FOX Sports”. Ibrahimoviqi ka thënë se nuk sheh përfaqësuese që mund ta mposht Francën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha