Gjendet pa shenja jete 25-vjeçari që ishte raportuar i zhdukur

0%

Një ngjarje e rëndë është konfirmuar në Liqenin e Batllavës, ku është gjetur pa shenja jete 25-vjeçari që ishte raportuar i zhdukur pasi kishte hyrë në ujë gjatë së martës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Trupi i pajetë i viktimës është lokalizuar gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, i cili u zhvillua nga ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës. Pas nxjerrjes së trupit, në vendin e ngjarjes kanë nisur procedurat e parapara nga autoritetet kompetente, ndërsa rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje do të sqarohen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.

Operacioni i kërkimit zgjati deri në lokalizimin e viktimës, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore. Viktima (25 vjeçar) u raportua i zhdukur që nga dita e djeshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com