E quajti ‘dështake’, Lela nxjerr ‘zbuluar’ ndjekësen

0%

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, Lela Seferi, ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë sa komike, aq edhe absurde që i ka ndodhur në mesazhet private në Instagram. Ajo ka vendosur të mos e mbajë vetëm për vete një “perlë” të pranuar nga një ndjekëse, duke e publikuar direkt në InstaStory.

Në screenshot-in e shpërndarë nga Lela, shihet se si e njëjta ndjekëse fillimisht i ka dërguar një mesazh ofendues me fjalët: “He mi debile a e pe kush është…! Jo si ti e pa përfillshme! Dështake”. Por, vetëm një ditë më pas, e njëjta llogari ka ndryshuar tërësisht qëndrim duke i shkruar me mirësjellje për t’u interesuar për veshjen e saj. Në mesazhin e dytë, ndjekësja e pyet: “Hi Lela!

Ku e ke marrë kostumin e bardhë?”, duke vazhduar madje me këmbëngulje me pikëpyetje të njëpasnjëshme kur ka parë që nuk ka marrë përgjigje. “Zakonisht nuk postoj këso lloj gjërash, ama këtë perlë s’munda pa e mbajtur vetëm për vete”, ka shkruar Lela me ironi sipër fotos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky ndryshim drastik i sjelljes brenda 24 orëve ka shkaktuar të habi te Lela, e cila ekspozoi hapur hipokrizinë e mesazheve që personazhet publike pranojnë çdo ditë në rrjetet sociale.

Burimi: Bota Sot