Disa persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu të mërkurën në mëngjes në një pallat në qytetin belg të Antverp, tha policia lokale në faqen e saj të internetit. Departamenti lokal i zjarrfikësve mori një telefonatë në orën të mëngjesit në lidhje me një zjarr në katin e tetë të një pallati me 10 kate në zonën Linkeroever të Antverp, tha policia.
Ndërtesa, e cila është evakuuar, ishte shtëpia e më shumë se 200 personave, tha policia, duke shtuar se disa persona u lënduan, transmeton Telegrafi. “Ne u kërkojmë banorëve vendas të prekur nga tymi të mbyllin dritaret dhe dyert dhe, nëse është e nevojshme, të fikin ventilimin”, shtoi policia. Disa brigada zjarrfikëse nga rrethe të ndryshme ishin në vendngjarje.
JUST IN: Multiple people dead, several others seriously injured after an apartment building fire in Antwerp, Belgium. pic.twitter.com/xBSQ5kTbdO — Scope Report (@ScopeReport_) July 1, 2026
