Pas Lewis Capaldi-t, Sunny Hill Festival zbulon emrin e ri që vjen në

0%

Pasi u bë e ditur se artisti i njohur skocez Lewis Capaldi do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, organizatorët kanë zbuluar edhe një emër të ri. Listës së artistëve me famë botërore që do të performojnë në Kosovë i është bashkuar edhe këngëtari italian Blanco.

Blanco është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës italiane, i njohur për stilin e tij unik si dhe për zërin e tij karakteristik. Në vitin 2022, ai përfaqësoi Italinë në Eurovision Song Contest së bashku me Mahmood, me këngën “Brividi”, e cila u vlerësua shumë nga adhuruesit e festivalit.

Përveç hitit “Brividi”, repertori i tij muzikor përfshin edhe këngë shumë të njohura si “Ricordi”, “Mi fai impazzire”, “Piangere a 90” dhe shumë të tjera, derisa transmetimet e tij në Spotify kapin shifra prej qindra milionave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sunny Hill Festival do të nisë më 31 korrik dhe do të vazhdojë edhe më 1 dhe 2 gusht, duke sjellë tri net të paharrueshme me performanca të artistëve global si dhe vendor. Organizatorët pritet të zbulojnë edhe emra të tjerë që do t’i bashkohen edicionit të këtij viti.

Burimi: Telegrafi