​Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Dardania pa ujë deri nesër

0%

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në lagjen Dardania, rruga “Idriz Gjilani’, se është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit. “ Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit.

Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve” , thuhet në njoftim. Detaje tjera nuk u dhanë.

Burimi: Bota Sot