Dezinformatat e mediave ruse pas vendimit të NATO-s për reduktimin e

0%

Njoftimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, se gjatë vitit të ardhshëm pritet të bëhet një optimizim gradual i pranisë së misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, është shfrytëzuar nga mediat e kontrolluara nga Kremlini për të shpërndarë narrativën e tyre dezinformuese për kinse përndjekje të serbëve.

Sputnik Serbia, RT Balkan dhe Pravda e kanë interpretuar këtë zhvillim në mënyrë dezinformuese si një “rrezik të madh” për serbët, duke pretenduar rrejshëm se zvogëlimi i pranisë së KFOR-it do t’i japë Qeverisë së Kosovës “mundësi të ushtrojnë presion më të madh ndaj popullatës serbe”.

Në artikullin e publikuar nga Sputnik Serbia me titull: “Po afrohet një rrezik i madh: NATO po ia lë sigurinë Prishtinës sepse po i dëbojnë me sukses serbët”. Ky pretendim nuk është i ri, pasi mediat e kontrolluara nga Kremlini në mënyrë të vazhdueshme kanë dezinformuar për kinse përndjekje të serbëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky pretendim i rremë ishte identifikuar në tri raportet e publikuara nga BIRN dhe Interneës Kosova rreth shpërndarjes së dezinformatave në Kosovë gjatë vitit 2022 e deri në vitin 2026 (shih këtu , këtu dhe këtu ).

Artikulli mbështetet kryesisht në deklarata të ish-gjeneralit serb Mitar Kovaç, i cili pretendon se NATO po ia transferon përgjegjësinë Prishtinës dhe se serbët do të mbesin pa mbrojtje, reduktimi i KFOR-it është pjesë e një strategjie për ta përfunduar “dëbimin” e serbëve. Por, ky pretendim është i rremë, pasi Policia e Kosovës ka përgjegjësi për mbrojtjen e gjithë qytetarëve.

Bazuar në rregullat e sigurisë në Kosovë, Policia e Kosovës është reaguesi i parë, e më pas vijnë EULEX dhe KFOR. “KFOR-i nuk kryen aktivitete për zbatimin e ligjit, të cilat janë e drejtë ekskluzive e Policisë së Kosovës dhe të monitoruara nga EULEX-i.

KFOR-i është reaguesi i tretë ndaj incidenteve të sigurisë pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, ose EULEX-it”- kishe deklaruar KFOR për KALLXO.com . Ndërkohë Russia Today Ballkan i ka dhënë hapsirë një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se reduktimi i forcave të KFOR-it është një lajm i keq për serbët në Kosovë.

Kurse, rrjeti propagandistik Pravda në gjuhën shqipe, e paraqiti këtë zhvillim si dëshmi se NATO po heq dorë nga përgjegjësitë e saj në Kosovë, duke e lidhur vendimin me pretendime për rrezik ndaj komunitetit serb.

Në deklaratën e publikuar më , nga Shtabi Suprem i Aleancës në Evropë , u tha se NATO gradualisht do të përshtasë forcën për mbështetjen e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, gjatë vitit të ardhshëm, pasi NATO vlerëson se “përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë” lejon optimizimin e misionit gjatë vitit të ardhshëm.

Në njoftim theksohet se “situata e sigurisë në Kosovë ka vazhduar të përmirësohet gjatë viteve të fundit”. Sipas NATO-s, si rezultat i kësaj gjendje, “në janar u ndërpre dislokimi i forcave rezervë në KFOR pas më shumë se dy vitesh rotacion të vazhdueshëm”. Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G.

Grynkeëich ka deklaruar se duke qenë se siguria në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme, kushtet aktuale e ofrojnë mundësinë për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it. Komandanti Grynkeëich, ka deklaruar se “NATO dhe KFOR janë plotësisht të përkushtuara ndaj sigurisë në Kosovë”.

Ai shton se “ky përkushtim ka sjellë stabilitet më të madh, ndërsa institucionet e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta”, duke theksuar se “kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar më tej madhësinë dhe pozicionin e KFOR-it”.

Në deklaratë ritheksohet gjithashtu se NATO “nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë” në Ballkanin Perëndimor, një rajon që konsiderohet me rëndësi strategjike për Aleancën. Pas këtij njoftimi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte , tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3,500 trupa.

“Në këtë moment, ju e shihni që KFOR-i ka rreth 4,700 ushtarë. Ajo çfarë do të bëjmë është që do të kthehemi në nivelet e para vitit 2023. Sigurisht, varësisht nga rrethanat, do të shihni një KFOR me 3,000 deri në 3,500 trupa. Dhe, mendoj se duke pasur për bazë përmirësimin e situatës, KFOR-i do të vazhdojë të jetë i fokusuar në misionin e tij thelbësor” – pati thënë Rutte.

Ai ritheksoi se ky ndryshim që do të bëhet në NATO vjen pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar si “lajm të mirë”. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në 1999-tën, pjesa veriore e Kosovës është përballur disa herë me tensione, barrikada, përballje mes banorëve në atë pjesë me forcat e rendit.

Si shkak i këtyre përshkallzimeve, ishte rritur edhe prania e trupave të KFOR-it. Rritja e pranisë së KFOR-it në vitin 2023 ndodhi në dy faza kryesore, të dyja si reagim ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Faza e parë erdhi në fund të majit dhe fillim të qershorit 2023, pas tensioneve të krijuara kur kryetarët shqiptarë të komunave në veri hynë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, pas zgjedhjeve lokale që ishin bojkotuar nga shumica e serbëve. Më , protestues serbë u përleshën me ushtarët e KFOR-it në Zveçan.

Gjatë përleshjeve u plagosën rreth 30 ushtarë të KFOR-it, ndërsa NATO e cilësoi dhunën si të papranueshme. Faza e dytë erdhi pas sulmit në Banjskë që ndodhi me , në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Millan Radoiciq, si udhëheqës i grupit terroristë prej 45 personave për sulmin në Banjskë. Millan Radoiçiq, më , përmes një letre të cilën e ka lexuar avokati i tij, Goran Petronijeviq , e ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të në Banjskë të Zveçanit.

Madje, në po të njëjtën letër ai tha se jep dorëheqje nga pozita e tij si nënkryetar i Listës Serbe. Millan Radoiçiq është arrestuar më në Beograd dhe ishte ndaluar për 48 orë, por më pas ishte liruar që të hetohej në liri. Më , INTERPOL kishte lëshuar fletarrest për Millan Radoiçiq.

Përveç Millan Radoiçiqit, lista e personave të cilët kanë fletarrest nga INTERPOL përbëhet edhe nga 19 persona tjerë të cilët dyshohen për sulmin terrorist në Banjskë. Ndaj 45 personave në krye të të cilëve qëndron ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq , është ngritur aktakuzë më nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas aktakuzës, mbi 45 të akuzuarit rëndojnë veprat penale për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje të parasë. Në përgjigje, NATO vendosi përforcime të reja të KFOR-it. Fillimisht, në fillim të tetorit të vitit 2023 mbërritën 200 ushtarë britanikë, ndërsa pak ditë më vonë u dërguan edhe mbi 130 ushtarë rumunë.

NATO sqaroi se këto trupa shtesë u dërguan për t’u siguruar që KFOR-i kishte kapacitetet e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur në vitin 1999.

Nga afër 50,000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4,600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga 31 vende të botës. Italia ka numrin më të lartë të trupave, përkatësisht 907, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 590 paqeruajtës dhe Hungaria me 408.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX. Misioni i NATO-s, po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

Ky material është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë përmes financimit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar; megjithatë, pikëpamjet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikat zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi: Kallxo