Shpërndaje në: Kundërshtari i Tyson Furyt para përballjes me Anthony Joshuan nuk do të jetë boksieri shqiptar, Nelson Hysa. BBC të martën ka bërë të ditur se Fury do të përballet me Mariusz Wach. Kishte raportime se Fury mund të përballej me Hysën. Por të martën është konfirmuar nga BBC se kundërshtari i Furyt do të jetë Wach.
“Meçi i Tyson Fury me Mariusz Wach do të zhvillohet natën para ndeshjes Anthony Joshua kundër Kristian Prenga. Nëse të dy britanikët fitojnë, ata mund të jenë në rrugën e duhur për një përballje të shumëpritur”, shkruan BBC. Joshua ka konfirmuar më herët përballjen me boksierin shqiptar të peshës së rëndë, Kristian Prengës më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite.
Për Furyn dhe Joshuan, meçet shihen si përgatitje para përballjes së tyre të shumëkërkuar.
