Crossroads Festival rikthehet me edicionin e tij të dytë, “The Light Edition” , duke e shndërruar Hanin e Elezit në një qendër të artit, kulturës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Për katër ditë me radhë, festivali do të sjellë artistë vendas dhe ndërkombëtarë përmes një programi që bashkon muzikën, teatrin, operën, artin vizual, ekspozitat dhe punëtoritë kreative.
I organizuar me synimin për të promovuar dialogun ndërkulturor dhe fuqinë e artit si mjet bashkëpunimi, Crossroads Festival krijon një hapësirë ku artistët dhe publiku takohen për të ndarë përvoja, ide dhe krijimtari në ambiente publike të qytetit.
Detajet Data: 2– Koha: – Vendndodhja: Qendra e Kulturës “Imri Curri”, Han i Elezit (me aktivitete edhe në Parkun e Pishave, qendrën e qytetit dhe hapësirat publike të festivalit) Programi?
Programi i festivalit përfshin: Hapjen zyrtare të festivalit Lansimin e iniciativës SHARR GATE Programin “SHARR GATE – Frymëzim nga Majat e Botës” me Uta Ibrahimin dhe Fondacionin Utalaya Performancën “MAL EVEREST – Mal Retkoceri & Mekanika e Dritës”
Punëtorinë PUPPET LAB me Doruntina Ukimerin Performancën teatrore rrugore TIM TEATROSK Programin e Artit Publik dhe Dritës me instalacione, video-art dhe projeksione arkitekturore Ekspozita dhe instalacione nga artistë ndërkombëtarë si Ari Dykier, Fake Factory, Florian Çanga, Diella Valla, Dafine Vitija, László Zsolt Bordos, Nikola Drizi dhe Emil Petro Ceremoninë zyrtare të hapjes me përfaqësues të SHARRCEM-it, Komunës së Hanit të Elezit dhe Crossroads Festival Performancë muzikore nga DJ Agnes Nokshiqi me hitet e viteve ’90 Arsyet pse duhet të merrni pjesë Për të përjetuar projekte dhe performanca artistike inovative Për të mbështetur artistët e rinj dhe krijimtarinë bashkëkohore Për të takuar artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe për të shkëmbyer përvoja Për të ndjekur muzikë, teatër, opera, art vizual dhe punëtori kreative në një festival të vetëm Për të qenë pjesë e një ngjarjeje që promovon dialogun kulturor dhe fuqinë bashkuese të artit Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit: Hyrja në Crossroads Festival është falas.
Aktivitetet zhvillohen në disa hapësira të Hanit të Elezit, përfshirë Qendrën e Kulturës “Imri Curri”, Parkun e Pishave, qendrën e qytetit dhe hapësirat publike të festivalit. Kontakt: +383 49 356 293 armendballazhii@gmail.com Facebook: Instagram:
