Interi ndahet me katër shtyllat e skuadrës

0%

Interi ndahet me katër shtyllat e skuadrës! Interi ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër para sezonit të ri. Yann Sommer, Stefan de Vrij, Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian pritet të largohen nga kampionët e Italisë, pasi nuk janë më pjesë e planeve të klubit.

Katër veteranët kanë qenë ndër figurat më të rëndësishme të Interit në vitet e fundit, duke dhënë një kontribut të madh në sukseset e zikaltërve në Serie A dhe në garat evropiane. Me largimin e tyre, Interi synon të ulë mesataren e moshës së skuadrës dhe të hapë një kapitull të ri, duke investuar te futbollistë më të rinj për të ndërtuar ekipin e së ardhmes.

Burimi: Bota Sot