I lë fëmijët mbyllur në veturë të lodhur e të dehidruar, e ëma

0%

Një grua më datë i ka lënë fëmijët të mbyllur në veturë të rraskapitur nga i nxehti, duke qenë se temperaturat ishin shumë të larta në Prizren. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se policia pas marrjes së informatës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin.

“Më datë , rreth orës , Policia ka pranuar informacion se në një veturë të parkuar në një qendër tregtare në Prizren ndodheshin disa fëmijë të mbyllur brenda, të rraskapitur nga i nxehti, duke qenë se temperaturat ishin shumë të larta. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin.

Fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia”, thuhet në njoftim. Tutje siç thuhet në njoftim në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre e cila është gjobitur me 300 euro. “Për shkak të moskujdesit ndaj të fëmijëve, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, sipas kundërvajtjes ‘Moskujdes ndaj të miturit’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke marrë parasysh se tani në stinën e verës temperaturat janë shumë të larta, Policia apelon për kujdes të shtuar, sidomos ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave të sëmurë. Në asnjë rast nuk duhet të lihen fëmijët të mbyllur në automjet, pasi pasojat mund të jenë fatale”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi