Kishte parashikuar saktë fituesit e 3 edicioneve të fundit

0%

Ka pasur një kohë kur parashikimet e matematikanit dhe ekonomistit gjerman Joachim Klement konsideroheshin pothuajse të pagabueshme në futboll. Modeli i tij statistikor, që kombinon faktorë sportivë, ekonomikë dhe demografikë, kishte parashikuar saktë kampionët e tre Botërorëve të fundit.

Prandaj, kur para ndeshjes Brazil-Japoni ai deklaroi se japonezët do ta eliminonin Brazilin, parashikimi bëri jehonë në mbarë botën. Pas fitores 2-1 të Brazilit në Houston, Neymar reagoi në rrjetet sociale me një mesazh ironik: “Z.Joachim Klement…, ju lutem provojeni në Botërorin e ardhshëm”.

Postimi, i shoqëruar me një foto të ekonomistit, u bë menjëherë “viral” pas kualifikimit të skuadrës së Carlo Ancelottit. Klement është strateg investimesh dhe fitoi famë pasi modeli i tij parashikoi triumfet e Gjermanisë më 2014, Francës më 2018 dhe Argjentinës më 2022. Në këtë Botëror, algoritmi i tij parashikonte Holandën si kampione dhe disa rezultate surprizë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai kishte deklaruar edhe për “ESPN Brasil” se Japonia kishte organizimin taktik dhe cilësitë për ta surprizuar Brazilin, por fusha e lojës e hodhi poshtë këtë parashikim.

Burimi: Bota Sot