Dyshohet se një person është zhdukur në Liqenin e Batllavës, vazhdon

0%

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës, ndërsa Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke zhvilluar një operacion për gjetjen e tij. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, rreth orës , Policia ka pranuar informatën se një person kishte hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte. “Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.

Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit” – tha Pllana. Ai bëri të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo