Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Shqipëria

0%

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nga sot (e martw) ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029. Kjo përballje e shumëpritur do të zhvillohet më 2 korrik, në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora .

Për herë të parë, FBK do të realizojë shitjen e biletave në formën online për ndeshjet e Kosovës përmes platformës KickTick, duke u mundësuar tifozëve një proces më të lehtë dhe më të shpejtë të blerjes së biletave. Biletat janë tashmë në dispozicion dhe mund të sigurohen përmes KickTick, me çmim prej 4 euro.

Federata e Basketbollit e Kosovës ftoi të gjithë dashamirët e basketbollit që të jenë pjesë e kësaj sfide të veçantë ndërmjet dy përfaqësueseve dhe të mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj drejt kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi