Vrasja e rëndë në tentativë në Prishtinë, pas tre muajve dorëzohen në

0%

Pas më shumë se tre muajsh në arrati janë paraqitur në polici dy të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë. Ky rast ka ndodhur më 16 prill të këtij viti, derisa të dyshuarit janë paraqitur në organet e rendit, më 29 qershor, duke dorëzuar edhe një armë zjarri.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe dyshohen për dy vepra penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe armëmbajtje pa leje. “Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë – .

Lidhur me rastin me në stacion policor së bashku me avokatët mbrojtës janë paraqitur dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe njëri prej tyre ka dorëzuar një armë- pistoletë e cila dyshohet se është përdorë në rast. Dy të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje .”, thuhet në raportin policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot