Gündogan shpërthen ndaj VAR-it pas eliminimit të Gjermanisë

0%

Ilkay Gündogan ka kritikuar ashpër vendimin e VAR-it që anuloi golin e Jonathan Tah në vazhdime, duke e cilësuar atë si një vendim “jashtëzakonisht zhgënjyes” që, sipas tij, në Premier League do të ishte pranuar pa diskutim.

Gjermania u eliminua nga Paraguai në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës pas penalltive, ndërsa anulimi i golit të Tah rezultoi një nga momentet më të debatueshme të ndeshjes. Goli i Tah u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it Në minutën e 102-të, Jonathan Tah shënoi me kokë atë që dukej se ishte goli i kualifikimit për Gjermaninë.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, arbitri anuloi golin duke gjykuar se Waldemar Anton kishte bërë faull ndaj portierit të Paraguait gjatë aksionit. Pak minuta më vonë, ndeshja shkoi te penalltitë, ku Paraguai siguroi kualifikimin. Gündogan: Në Premier League ky gol do të pranohej Pas ndeshjes, ish-kapiteni i Gjermanisë reagoi në rrjetin social X.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Paraqitja e skuadrës nuk ka nevojë të zbukurohet, por çfarë ishte ai vendim i VAR-it? Në Premier League askush nuk do ta anulonte një gol për një kontakt të tillë. Sigurisht që ishte një zhgënjim i madh, edhe pse nuk bëmë mjaftueshëm gjatë 120 minutave”, shkroi Gündogan.

Klopp dhe Shearer në të njëjtën linjë Edhe Jurgen Klopp kritikoi vendimin, duke thënë se situata të ngjashme janë parë shpesh në Premier League. “Nëse ai gol anulohet, atëherë Arsenali nuk do të ishte kampion i Anglisë. Ata kanë shënuar shumë gola nga situata të tilla ”, u shpreh Klopp gjatë një transmetimi televiziv në Gjermani.

Ndërkohë, legjenda angleze Alan Shearer e quajti vendimin të gabuar. “K a pasur kontakt, por futbolli është sport kontakti. Portieri e ndjeu prekjen dhe u rrëzua shumë lehtë. Për mua ai gol duhej të pranohej. Ishte një vendim shumë i butë”, deklaroi Shearer për BBC.

Polemikat vazhdojnë Megjithëse FIFA ka vendosur kritere më të rrepta për kontaktet gjatë goditjeve nga këndi dhe situatave standarde, vendimi për anulimin e golit të Tah ka shkaktuar debat të madh në botën e futbollit. Në fund, Paraguai përfitoi nga vendimi i VAR-it dhe siguroi një kualifikim historik, ndërsa Gjermania u largua nga Botërori mes polemikave.

Burimi: Bota Sot