Disa zona të Rahovecit mbesin pa ujë deri në ora 12:00

0%

KRU “Gjakova” ka njoftuar, të gjithë konsumatorët se sipas njoftimit të KOSTT me 30 qershor, nga ora deri në ora do të ketë shkyçje totale të zbarrave në nënstacionin Rahovec, për shkak të testimit te mbrojtjeve të zbarrave. Sipas njoftimit, stacionet e pompave 1 dhe 2 mund të mbesin jashtë funksionit.

“Ndërprerje ose ulje të furnizimit me ujë të pijshëm të përfshira janë këto zona: Qyteti i Rahovecit, Bratotin, Vrajak, Pastasel, Pataqan, Drenoc, Senoc, Hoçë e Madhe, Opterushë”, thuhet në njoftim. “Furnizimi me ujë pritet të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike dhe stabilizimit të punës së stacioneve të pompimit”.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve dhe ju rekomandojmë të siguroni sasi të nevojshme të ujit për nevoja gjatë kësaj periudhe”, mbyllet njoftimi i KRU Gjakovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi