Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale/ 466 persona priten të

0%

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë , dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”. Gjithashtu, Presidenti Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

Sipas pr.ligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur. Amnistia penale hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Burimi: Bota Sot