Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës (OEK), Kushtrim Ajvazi, ka kritikuar mënyrën se si institucionet po marrin vendime që ndikojnë drejtpërdrejt sektorin prodhues, duke thënë se bizneset shpesh nuk konsultohen gjatë hartimit të ligjeve dhe politikave ekonomike.
Në një diskutim në “Përballje Podcast”, Ajvazi tha se prodhuesit nuk kërkojnë trajtim të privilegjuar apo subvencione, por kërkojnë të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes. “Ne realisht nuk po kërkojmë që qeveria të vijë te ne. Ne shkojmë te ata. Ajo çfarë po kërkojmë është bashkëpunim.
Kur merren vendime dhe hartohen ligje që prekin sektorin prodhues, të na thërrasin në konsultim dhe ta japim edhe kontributin tonë”, deklaroi Ajvazi shkruan Telegrafi. Ai tha se përvoja e prodhuesve me daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike është shembulli më i mirë se si vendimet janë marrë pa koordinim me sektorin privat.
Sipas tij, përfaqësuesit e prodhuesve kishin paralajmëruar për pasojat financiare që mund të sillte ky proces, por kërkesat e tyre nuk u morën parasysh. “Ne kemi thënë: mos na nxirrni në tregun e lirë në këtë formë. Pastaj u tha se do të na ndihmonin. A na ndihmoi dikush? Jo. Na lodhën me fjalë boshe.
Ne kërkojmë gjëra konkrete, kërkojmë veprime”, u shpreh Ajvazi Ai theksoi se bizneset nuk kundërshtojnë reformat apo ndryshimet ligjore, por kërkojnë që ato të planifikohen në bashkëpunim me sektorin privat dhe të mos vendosen pa konsultim. “Shpesh na kanë thirrur në takime, por vendimet janë marrë ndryshe.
Nuk mjafton të ftohemi në diskutime, rëndësi ka që vendimet të merren në koordinim me sektorin prodhues”, tha Ajvazi. Sipas tij, prodhuesit vendorë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në hartimin e politikave publike, pasi qëllimi i përbashkët duhet të jetë zhvillimi ekonomik i vendit dhe krijimi i kushteve më të favorshme për industrinë.
Ajvazi: Produktet “Made in Kosova” tashmë njihen ndërkombëtarisht, hapen mundësi të reja për eksport në Evropë “Nuk po kërkojmë që shteti vetëm të japë. Edhe ne duam ta japim kontributin tonë. Por ligjet duhet të ndërtohen bashkë me ata që preken drejtpërdrejt nga to”, përfundoi Ajvazi
