Nesër varrosen babë e bir që vdiqën tragjikisht në Deçan

0%

Babë e bir që vdiqën tragjikisht pasi u goditën nga rryma, do të varrosen nesër në fshatin Maznik të Deçanit. Ceremonia mortore për Xhemajl e Hasan Mustafaj, do të mbahet në ora . Ngjarja e rëndë ndodhi derisa ata po e pastronin veturën e tyre. Fillimisht nga rryma u godit babai, e më pas edhe i biri i cili ishte munduar t’i ndihmonte atij.

Ata fillimisht u dërguan në QKMF-në e Deçanit e më pas edhe në spitalin e Pejës, ku edhe u konstatua vdekja e tyre.

Burimi: Bota Sot