Paraguai trondit në fundin e 45 minutave Gjermaninë

0%

Pjesa e parë e ndeshjes mes Gjermanisë dhe Paraguait në Kupën e Botës 2026 është mbyllur me surprizë, pasi paraguajanët udhëheqin 0-1 pas 45 minutave të para. Takimi nisi me ritëm të lartë, ku që në sekondat e para Paraguai krijoi një rast të artë me Julio Encison, por Manuel Neuer reagoi në mënyrë të shkëlqyer për ta ndalur goditjen.

Gjermania gradualisht mori kontrollin e lojës, duke krijuar disa raste përmes Florian Wirtz, Kai Havertz dhe Deniz Undav, por pa arritur të finalizojë saktë në portë. Wirtz dhe Kimmich provuan nga distanca dhe goditje standarde, por pa sukses përballë portierit Orlando Gill. Megjithatë, në momentin më të mirë të gjermanëve, erdhi goditja e madhe e Paraguait.

Në minutën e 42-të, Julio Enciso shënoi golin e avantazhit për Paraguain, duke u ngritur më lart se mbrojtja gjermane dhe duke dërguar topin me kokë në rrjetë pas një krosimi perfekt nga Matías Galarza. Manuel Neuer nuk kishte asnjë mundësi reagimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjermania tentoi të përgjigjej menjëherë përmes goditjeve nga këndi dhe presionit të vazhdueshëm, por mbrojtja paraguajane qëndroi e fortë deri në vërshëllimën e gjyqtarit.

Burimi: Telegrafi