Rritet intensiteti i dezinformatave në mediat ruse: Publikuan

0%

Mediat e kontrolluara direkt nga Kremlini e kanë shtuar dukshëm numrin e lajmeve për Kosovën dhe zhvillimet në Kosovë në prag të zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur më .

KALLXO.com i kishte monitoruar katër media të kontrolluara nga Kremlini (Sputnik Serbia, Russia Today Balkan, rrjeti rus Pravda, dhe Russian News Agency-TASS) gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 2025, në prag të zgjedhjeve lokale dhe të njëjtat publikonin të paktën 6.3 lajme në ditë.

Këto katër media i kishin publikuar publikuar 353 artikuj nga data e deri më , apo rreth 6 artikuj në ditë. Të njëjtat media janë monitoruar edhe para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më dhe rezultatet tregonin se tashmë është rritur dukshëm numri i publikimeve, pasi të njëjtat media tash publikojnë mesatarisht rreth 10 lajme në ditë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto media brenda periudhës së monitorimit prej 45 ditëve, pra nga e deri më , kanë publikuar 433 artikujve apo rreth 10 artikuj në ditë. Përveç këtyre katër mediave të kontrolluara nga Kremlini, KALLXO.com ka identifikuar së fundi edhe portalin PolitNavigator me bazë në Krime, pjesën e pushtuar nga Rusia.

Ky portal që përdor vazhdimisht narrativa dezinformuse të afërta me qëndrimet e Serbisë dhe Rusisë, gjatë kësaj periudhe i ka publikuar 22 lajme për Kosovën. Nëpër këto lajme, portali i referohet korrespodentëve nga Kosova, por asnjëherë nuk i publikon emrat e tyre.

Sipas Task Forcës së Komunikimit Strategjik të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm ( EEAS East StratCom Task Force ), mbipopullimi i hapësirës mediale me artikuj dezinformues është strategjia më e re e Kremlinit për të manipuluar aplikacionet e drejtuara nga Inteligjenca Artificiale.

Sipas faqes së StratCom EUvsDisinfo , është bërë një kalim nga prodhimi i lajmeve të rreme drejt mbipopullimit të internetit me informacione të riprodhuara përmes Modeleve të Mëdha Gjuhësore (LLMs) pasi shumë përdorues tani po zëvendësojnë kërkimin në Google me mjete të Inteligjencës Artificiale si ChatGPT, Gemini apo Grok.

Përmes mbipopullimit të internetit me artikuj dezinformues, Kremlini po synon që ‘korruptojë’ infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale në mënyrë që të ndikojë që përgjigjet që ofrohen nga AI dhe Chatbot të ndryshëm të jenë në linjë me politikat e Kremlinit.

Edhe Agjencia qeveritare franceze Viginum kishte shkruar për rrjetin dezinformues ‘Pravda’, që ka për qëllim shpërndarjen e pretendimet e rreme dhe mashtruese të mediave shtetërore ruse dhe manipulimin e Inteligjencës Artificiale.

Raportimi për Kosovën në këto media është dominuar nga narrativa dezinformuese se Kosova është burim i vazhdueshëm i krizave duke ndërlidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, se serbët po përballen me presion sistematik nga “institucionet e Prishtinës”, dhe se furnizimet me armë nga shtetet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia paraqiten si militarizim i Kosovës.

Gjatë monitorimit të periudhës prill-qershor, te rreth 450 artikujve, është vërejtur se fokus i veçantë në shkrimet e për Kosovën, i është dhënë procesit zgjedhor të 7 qershorit.

Në vend se të trajtohen si proces demokratik, artikujt e paraqesin si proces të kontrolluar nga Albin Kurti dhe institucionet e tij, ndërkaq vijojnë me pretendime për presion ndaj votuesve serbë, pengim të monitorimit të zgjedhjeve, manipulim të listave zgjedhore dhe favorizim të kandidatëve të afërt me pushtetin.

Arrestimet në ditën e zgjedhjeve përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze.

Mirëpo, Sputnik Serbia gjatë ditës së zgjedhjeve arrestimin e dy personave me shtetësi serbe nën dyshimin për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, e paraqitën si “terror i vazhdueshëm kundër serbëve në Kosovë”.

Më tej, në artikull pretendohej rrejshëm se zgjedhjet po mbaheshin “në një atmosferë presioni brutal nga Prishtina mbi serbët dhe partinë më të fortë serbe, Listën Serbe – arrestime, kërcënime, frikësime dhe sulme fizike ndaj serbëve dhe institucioneve serbe”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq kishte deklaruar se arrestimi është kryer nën akuza të rreme dhe se sipas tij nuk përfaqëson asgjë më shumë se “vazhdim i terrorit, frikësimit dhe persekutimit të hapur politik që po kryhet kundër serbëve në Kosovë”. përmes një njoftimi më bëri të ditur se kanë arrestuar dy persona në fshatin Gorazhdec të Pejës, pasi dyshohet se kanë tentuar që të ndikojnë te qytetarët që të votojnë për Listën Serbe gjatë procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme.

Organet e rendit njoftuan se të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit rajonalë, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Sipas Kodit Penal të Kosovës , në Republikën e Kosovës, dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin është vepër penale dhe përfshin premtimin, ofrimin ose dhënien e çfarëdo përfitimi të kundërligjshëm për një votues, me qëllim që ta detyrojë ose ndikojë atë të votojë apo të mos votojë një kandidat ose subjekt politik të caktuar. tutje gjatë ditës së zgjedhjeve njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve iniciuan 17 raste penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për veprat penale: ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’, ‘Asgjësimi i dokumenteve të votimit’, ‘Keqpërdorim i të drejtës së votimit’ dhe ‘Dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin’.

Policia thekson se lidhur me këto raste, 5 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje. “Gjatë realizimit të detyrave policore janë pranuar dhe trajtuar gjithsej 53 informata të natyrave të ndryshme, ku pas vlerësimit të rrethanave dhe mungesës së elementeve të rastit, nuk janë iniciuar procedura të mëtejme ligjore”, – njofton më tej Policia.

Narrativa dezinformuese se “Vetëm Lista Serbe mbron interesat e serbëve” Në raportimet e Sputnik Serbia dhe RT Balkan, Lista Serbe paraqitet vazhdimisht si mbrojtësja e vetme e shkollave serbe, spitaleve, institucioneve dhe identitetit kombëtar serb në Kosovë. Mënyra se si paraqitet kjo parti në raportime, lë të nënkuptohet se Lista Serbe është i vetmi opsion për votuesit serb.

Kjo narrativë është shtyrë edhe nga zyrtarë të Serbisë, si presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq . Gjatë fushatës zgjedhore e cila nisi më , ata bënë thirrje për votim dhe mbështetje ndaj Listës Serbe, duke cilësuar se vetëm kjo parti “është garanci për ruajtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë e Metohi”.

Ndonëse Lista Serbe ka dominuar për vite me radhë në shumicën e vendeve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës por edhe në garën për zgjedhje lokale, në sistemin demokratik kjo nuk e përjashton të drejtën e subjekteve të tjera për të garuar dhe për të kërkuar mbështetjen e votuesve.

Në dy palë zgjedhjet e fundit qendrore, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka arritur të sigurojë një ulëse prej 10 sa janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetin serb në Kosovë ( këtu dhe këtu ). Ligjet e Kosovës lejojnë regjistrimin dhe certifikimin e më shumë se një partie politike serbe.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i njeh një partie statusin e përfaqësuesit ekskluziv të një komuniteti etnik.

“Çdo subjekt politik në kërkesën e tij tregon nëse dëshiron të hyjë në garë për të fituar ndonjërin prej vendeve të garantuara për përfaqësim të serbëve dhe komuniteteve tjera jo-shumicë të Kosovës, sipas nenit 64 të Kushtetutës”- thuhet në nenin 15 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Më tej, sipas Ligjit , partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb, do të kenë numrin e vendeve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë vende të garantuara. Ndërkohë, , dy ditë pas zgjedhjeve më , Rashiq ka denoncuar Listën Serbe se kanë kërcënuar serbët lokal me pushime nga puna.

Rashiq pretendon se 20 persona kanë humbur tashmë vendet e punës në sistemin paralel për shkak të “simpatisë” ndaj partisë së Rashiq. “Kemi pasë një shantazh në një masë ekstreme të cilën e kemi pa edhe në të kaluarën por gjithashtu tash edhe këto ditë, ose këto javë e kemi pasë në një nivel edhe më të lart”- ka deklaruar ai.

Rashiq gjatë konferencës tha se djali i tij është duke u marrë në pyetje nga disa persona që sipas tij prezantohen si pjesë e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit. “Djali im që është student në këtë moment është ndaluar dy orë nga personat që prezantojnë veten sikur që janë nga BIA, ku e marrin në pyetje sa i përket zgjedhjeve.

Kjo nuk është hera e parë, por kësaj radhe mendoj që një radikalizëm i ashpër që po vazhdon ndaj bashkëqytetarëve tanë, i ka tejkaluar të gjithë nivelet e logjikës dhe mendjes”- ka shtuar ai. Më tej, Rashiq u përgjigj edhe akuzave të Listës Serbe, pasi këta të fundit e akuzuan për “inxhinierim të zgjedhjeve”.

“Në konferencën që kishin Lista Serbe ku treguan se ekziston nga ana jonë kinse një inxhinerim zgjedhor, përkundrazi krejt veprimet që i kanë bë ata janë në një sistem me një inxhinerim të mëtutjeshëm të serbëve në Kosovë.

Jam i sugurt që kjo ka me mbetë edhe në libra shkencorë sa i përket trajtimit të cilit një sistem diktatorial po vepron ndaj qytetarëve të vet në mënyrë kaq brutale”- deklaroi ai. Ministri në detyrë më tej tha se sa i përket rezultatit zgjedhor, partia që ai drejton ka pasur një rritje prej 20% dhe se rritjen më të madhe e kanë pasur në veri të Kosovës.

“Sa i përket rezultatit kemi pasë një rritje prej 20% dhe kjo është hera e tretë, duke u nisur nga shkurti i vitit të kaluar, kemi pas rritje në çdo territor, ku rrtijen më të madhe e kemi pasë në zonën e veriut të Kosovës, ku kemi pasë rritje prej 40% që për ne është shumë inkurajuese që pavarësisht sfidave dhe problemeve, njerëzit janë të vetëdijshëm që ne jemi një opsion i moderuar politiksht dhe po mendojm më të mirën për të gjithë qytetarët e Kosovës”- Në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja , Lista Serbe ka marrë 43,809 vota, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë ka marrë 5,437 vota.

Me këtë rast, Lista Serbe ka siguruar 9 mandate në Kuvend, kurse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë një mandat. Perëndimi si ‘mbështetësi i njëanshëm i Kosovës’ Në raportimet e tyre, mediat ruse në gjuhën serbe, vazhdojnë kritikën ndaj Bashkimit Europian.

Ato kanë prezantuar një deklaratë të zyrtarit të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq i cili ka kritikuar Komisioneren për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, që uroi liderin Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e shënuar në zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Petkoviq ka deklaruar se urimi është i pazakontë, pasi sipas tij numërimi i votave është në zhvillim e sipër dhe se “procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe i rregullt për të cilin po përgëzohet Kurti nuk ekziston në realitet”.

Ndërkohë, portali me bazë në Krime, PolitNavigator ka publikuar një lajm duke pretenduar se Kos e uroi Kurtin “për fitoren e tij edhe para se të fillonte numërimi i votave”. I njëjti u publikua edhe nga rrjeti propagandistik rus Pravda në gjuhën shqipe.

Ky pretendim nuk është i saktë pasi, nisi transmetimin e rezultateve preliminare për subjektet politike, pas numërimit të fletëvotimeve nëpër vendvotime rreth orës , një orë pasi u mbyll procesi i votimit më . Ndërkaq po atë ditë, e votave nga vendvotimet e rregullta, LVV-ja renditej e para me 43%, PDK me 21% e dyta, e treta LDK me 18.04% dhe AAK me 7.39% e katërta.

Komisionerja Marta Kos , publikoi postimin ku uronte Kurtin më , kur ishin numëruar 99.44% e votave në vendvotimet e rregullta.

“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë dhe, çka është e rëndësishme, për një proces votimi të qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt”- ka shkruar ajo në “X.” Kos ka thënë se pret me padurim të kthehet në Kosovë për vizitë në mundësinë e parë për të rritur ritmin e punës për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes.

“Që Kosova të bëjë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bëhen bashkë dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional”- ka shkruar ajo.

Ky material është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë përmes financimit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar; megjithatë, pikëpamjet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikat zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi: Kallxo