Ministria e Ambientit: Ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë një vendim që forcon mbrojtjen e drunjve urbanë dhe hapësirave të gjelbra në të gjithë Kosovën. Sipas Pacollit, me vendimin e ri, ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqimin paraprak të Ministrisë.

Ndërsa thuhet se komunat obligohen të bëjnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde të qarta për mbrojtjen e tyre. “Po ashtu, çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra do t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor, ndërsa për çdo dru të larguar do të zbatohet parimi 1 me 3, duke garantuar zëvendësimin dhe mirëmbajtjen e drunjve të rinj”- thuhet në njoftim.

Pacolli tutje ka thënë se ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e natyrës, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe ndërtimin e qyteteve më të gjelbra e më të shëndetshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo