​Ngjarjet e datës 30 qershor

0%

Komuna e Prishtinës prezanton kamionit të ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të kryeqytetit. (Stacioni i Zjarrfikësve te Kodra e Trimave, ora ) Hibrid.info mban konferencën “Bashkëpunimi Medial në Kosovë: Dialogu, Bashkëpunimi dhe e Ardhmja e Mediave të Pavarura”.

Konferenca do të hapet nga Olivier Guerot, Ambasador i Francës në Kosovë. ( Zyret e Kosovo 2.0, ora -) Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Kosovë publikon një raport që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Merr pjesë drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti. (Europe house, ora ) Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me temë “Zbatimi i Planit të Rritjes dhe pasojat e vonesave në reforma dhe financim”. (Zyret e GLPS-së, ora ) Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ora ) Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe KREN-in, organizon ceremoninë e certifikimit të programit pilot për trajnimin në aftësi digjitale. (Amfiteatri i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora ) E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, organizon një pritje për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kompleksi i Ambasadës së SHBA-së, ora ) Within Prishtina Warchitecture është ekspozita e radhës që prezantohet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë. (Qendra e Dokumentimit Kosovë (Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, ora ) OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes hap ekspozitën “Makth”, Ekspozita është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Art i Ngujuar – Artistët për Artistë”, kati III, në hotel “Grand”, ora 19.00)

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot