Pasgoditje tërmeti në Karakas, ndërsa ekipet e shpëtimit hyjnë në

0%

Blerta Haxhiu Shpërndaje në: Banorët e Karakasit u zgjuan mëngjesin e së hënës nga një pasgoditje tërmeti, e cila shkaktoi lëkundje të forta në banesat e tyre. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje punën për të katërtën ditë radhazi në zonat e goditura nga tërmetet e fuqishme që tronditën Venezuelën javën e kaluar, raporton Reuters.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, pasgoditja kishte magnitudë 4.6 dhe u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash, në veri të kryeqytetit venezuelas, Karakas. Autoritetet njoftuan se deri tani nuk është raportuar për dëme të reja nga kjo lëkundje. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, e konfirmoi këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë përqendruar kryesisht në shtetin La Guaira, zona më e goditur nga tërmetet, në një vend që prej vitesh përballet me një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Tërmetet e së mërkurës kanë shkaktuar deri më tani afro 1.500 viktima të konfirmuara, ndërsa qindra ndërtesa janë shembur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuniteti ndërkombëtar ka mobilizuar ndihma të konsiderueshme për Venezuelën pas katastrofës. Sipas autoriteteve venezuelase 24 shtete kanë dërguar mbi 500 tonë ndihma humanitare, më shumë se 2.700 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe mbështetjes, si dhe rreth 86 ekipe me qen të trajnuar për kërkim dhe shpëtim.

Burimi: Koha