Zbulohet detaji që po diskutohet online nga paraqitja e Tom Holland dhe Zendaya-s

0%

Tom Holland dhe Zendaya kanë vazhduar turin global të promovimit për filmin Spider-Man: Brand New Day, duke u ndalur në Amsterdam, ata kanë tërhequr vëmendje të madhe të mediave dhe fansave. Në këtë ndalesë të dytë të turneut, dy aktorët u shfaqën së bashku në një atmosferë promocionale, duke pozuar për fotografët dhe duke promovuar projektin më të ri të universit “Spider-Man”. Interesi i publikut ishte i lartë, me fansa që u mblodhën për të ndjekur nga afër paraqitjen e tyre. Tom Holland dhe Zendaya Në disa nga pamjet e publikuara nga eventi, vihet re se të dy nuk mbanin unaza martese në duar, një detaj që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që lidhet me statusin e tyre personal. Turneu promocional po vazhdon në qytete të ndryshme të botës, ndërsa pritshmëritë për filmin e ri mbeten të larta, pasi projekti shënon një kapitull të ri në historinë e Spider-Man në universin Marvel. Tom Holland dhe Zendaya

Burimi: Bota Sot