Edhe mbrëmjen e sotme, rrugët e Tiranës janë bërë skenë e një mobilizimi të ri protestues, ku turma e mbledhur ka intensifikuar thirrjet drejtuar qytetarëve që ndodheshin nëpër kafene dhe lokale përgjatë kryeqytetit. Me pankarta dhe thirrje të vazhdueshme, protestuesit kanë kërkuar zgjerimin e pjesëmarrjes në atë që ata e cilësojnë si “revoltë qytetare”, duke synuar që protesta të mos mbetet vetëm në sheshe, por të shtrihet në gjithë hapësirën urbane të jetës së përditshme. Në zonën e Shallvareve, një nga pikat më të frekuentuara të mbrëmjes në Tiranë, protestuesit iu drejtuan drejtpërdrejt qytetarëve që po qëndronin në lokale me thirrjen: “Bashkohuni me ne!”, duke i ftuar të lënë tavolinat dhe t’i bashkohen marshimit. “Revolucion!”, ishte një tjetër thirrje që u dëgjua në mes të turmës, ndërsa protestuesit vijuan të lëvizin nëpër zonë, duke kërkuar përfshirje më të gjerë qytetare në protestën që tashmë ka hyrë në një fazë të re mobilizimi dhe përshkallëzimi.
“Bashkohuni me ne!”, protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës: Revolucion!

Burimi:
Bota Sot