Vapa kulmon të hënën, nga e mërkura pritet mot i ndryshueshëm

0%

Java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

E hëna, sipas IHMK-së, do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesërishme, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të javës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë celius. Të martën parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 15–18 gradë celsius, ndërsa maksimalet 32–35 gradë celsius”- thuhet në njoftim. Ndryshimi do të ndodhë të mërkurën, ku sipas IHK-së, pritet mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorogjik bën të ditur se të enjten pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites mund të ketë reshje të izoluara në disa zona. Temperaturat minimale parashihet të jenë 14 deri 18 gradë celius, ndërsa maksimalet do të zbresin dukshëm në 24 deri në 27 gradë celsius. E premtja do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Ndërsa, siç thuhet në komunikatën e IHMK-së, në disa zona të izoluara vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 28 gradë celsius.

Duke theksuar se temperaturat shumë të larta në fillim të javës do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka, Instituti Hidrometeorologjik rekomandon ujitje të rregullt të kulturave bujqësore, veçanërisht perimeve dhe kulturave që ndodhen në fazat intensive të rritjes.

Ndërsa reshjet e parashikuara në mesin e javës, sipas tyre, do të përmirësojnë rezervat e lagështisë në tokë, megjithëse në zonat ku priten rrebeshe më intensive mund të ketë dëmtime lokale nga breshri.

Duke qenë se fillimi i javës do të karakterizohet nga kushte biometeorologjike të pafavorshme për shkak të vapës së madhe dhe stresit termik, IHMK këshillon personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët të shmangin ekspozimin në diell gjatë intervalit –, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura.

“Me depërtimin e ajrit më të freskët nga mesi i javës, kushtet biometeorologjike do të përmirësohen dukshëm”- sqaron IHMK. Situata sinoptike në Evropë Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës bën të ditur se pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore dhe Jugperëndimore vazhdojnë të përballen me një valë intensive të të nxehtit.

“Në disa rajone të Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Italisë temperaturat vazhdojnë të tejkalojnë 40 grad celius, si pasojë e depërtimit të masave shumë të nxehta ajrore nga Afrika Veriore dhe ndikimit të një fushe të fuqishme anticiklonike”- thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Burimi: Kallxo