Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, pasi është në pritje të ëmbël. Ajo pritet të bëhet nënë e binjakëve, një lajm që ka gëzuar fansat e saj dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi, Xhuli ka ndarë me ndjekësit disa momente relaksi pranë pishinës, ku është shfaqur duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, duke shijuar qetësinë dhe atmosferën verore. Ndryshe, në një intervistë ajo është shprehur se fëmija është shqiptar, pasi donatori është shqiptar. “Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar.
Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba” , u shpreh Juliana.
