Shpërndaje në: Ngasësi i Mercedesit, George Russell, e ka fituar garën Grand Prix të Austrisë në Formula 1. Rusell të dielën ishte më i suksesshëm se Max Verstappen, në garën shumë të fortë. Holandezi Verstappen i Red Bullit përfundoi i dyti.
Për Russellin ishte fitorja e parë qëkur u hap sezoni i ri në Australi, ndërsa ka dalë në vendin e dytë në kampionat, duke e ngushtuar diferencën e pikëve me italianin Kimmi Antonelli të Mercedesit, në 40 pikë. Oscar Piastri, ngasësi i McLarenit, përfundoi i katërti, ndërsa Leëis Hamilton, ndonëse ishte lartë në renditje në fillim të garës, doli i pesti.
Shtatë herë kampioni i Formula 1 është ngasës i Ferrarit.
