As Arsenal dhe as Manchester City. Sandro Tonali ka zgjedhur të bashkohet me Roberto De Zerbi te Tottenham. Alfredo Pedulla zbulon se Tottenham dhe mesfushori italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale. Tonali do të fitojë 14-15 milionë euro rrogë vjetore, përveç bonuseve.
Një rritje e konsiderueshme krahasuar me pagën e tij aktuale te Newcastle, klub me të cilin ka edhe dy sezone të mbetura në kontratën e tij. Sipas raportimit në fjalë, javën që vjen pritet edhe oferta e radhës e Tottenham, plot 115 milionë euro, shifra e vendosur nga Newcastle për të lënë të lirë italianin. Tonali pritet të firmosë për pesë vite me londinezët.
Ndryshe nga sezoni i kaluar ku shpëtoi vetëm në javën e fundit nga rënia në Championship, Tottenham po ndërton një ekip shumë kompetitiv për sezonin e ardhshëm, ky synimi kryesor është një nga 5 vendet e para.
