Prej kohësh është përfolur për një krisje të raporteve mes Londrim Mekajt, Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt. Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4 në një intervistë në emsionin SOL ka vendosur të flasë hapur dhe të sqarojë njëherë e mirë të vërtetën e këtij raporti.
Ai pranoi se gjërat nuk janë më si më parë, duke konfirmuar kështu zërat për një ftohje mes tyre, por u tregua i kujdesshëm të ruante privatësinë e miqve të tij. “Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara”, u shpreh ai.
Megjithatë, zbuloi se ku qëndron e vërteta e mungesës së tyre në eventin e tij të madh. “E kemi pasur një ftohje pak për disa çështje, që është më shumë personale… Me njerëzit e afërt ndoshta mbetet hatri edhe për gjërat më të kota”. Pavarësisht kësaj, ish-banori duket se i ka lënë dyert e hapura për një pajtim.
