E rrallë, Mahrezi shënoi pas 109 pasimeve

0%

Shpërndaje në: Një gol i pazakonshëm u shënua në ndeshjen Algjeria – Austria, që u mbyll 3:3. Goli i Riyad Mahrezit për 3:2 në minutën e 93-të u shënua pas pesë minuta e 34 sekondave posedim të topit nga algjerianët dhe pas plot 109 pasimeve. Gjatë kësaj kohe nuk kishte rrezik për portën e Austrisë. Por, krejt në fund të aksionit u bë pasimi para për Mahrezin që nuk gaboi.

Austria realizoi në minutën e 96-të dhe të dy përfaqësueset avancuan.

Burimi: Koha